Marko Gjuriq nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në ambasador?

17:32 | 8 Tetor 2020
Arbresh.info

Marko Gjuriq më nuk është drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Kështu së paku njoftojnë mediat, e cila i referohet burimeve brenda mbledhjes së qeverisë serbe.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq u emërua Ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara”, raporton B92.

Në të njëjtin takim, Gjuriq u shkarkua nga pozita e drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, njofton më tutje mediumi.

Kujtojmë se 37-vjeçarin në këtë pozitë e kishte emëruar në vitin 2014, atëbotë kryeministri Aleksander Vuçiq.

Ndryshe, mediat bëjnë të ditur se së shpejti qeveria serbe do të marr vendim për emërimin e një personi të ri në këtë pozitë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme