Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot tha se punojnë bashkërisht në zgjidhjen e problemeve dhe në zbatimin e regjistrimit të popullsisë. Ai theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e Entit Shtetëror për Statistika.
“Deri dje janë regjistruar 618.000 qytetarë në terren, dhe këto janë rezultatet e në shtatë ose tetë ditët e para. Këto shifra janë rezultat serioz duke marrë parasysh se për dy ditë kishte probleme teknike që u tejkaluan me sukses”, tha Mariçiq.
Ai tha se Maqedonia për herë të parë zbaton regjistrim sipas kësaj metodologjie me teknologji të reja.
“Për herë të parë zbatojmë regjistrim pa letra dhe me tableta që në të njëjtën kohë 5.000 regjistrues vendosin të dhëna”, tha ministri.
Ai tha se strategjia e regjsitruesve është që të jenë këmbëngulës deri në fund.
“Mendoj se kishim raste kur në fillim kanë refuzuar, dhe më pas janë regjistruar”, tha Mariçiq.
Sot përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë ...
Moti në Shqipëri me diell, temperatura në rënie
Burimi: Ju nuk e keni Rovenën në grup për të pasur atmosferë
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjete...
Si mund të ndikojë në Austri fitorja e Donald Trump?