Mariçiq: Regjistrimi është i suksesshëm

23:10 | 30 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se numrat e regjistrimit do të bëhen të ditura nga Enti Shtetëor për Statistika.

Ai u shpreh i kënaqur që është realizuar ky operacion dhe se janë regjistruar rreth 1.9 qytetarë.

“Urimet shkojnë për Entin Shtetëror për Statistika për shkak se bënë përpjekje maksimale që disa herë të shkojnë në disa vende dhe t’i bindin qytetarët të regjistrohen. Numri i qytetarëve që nuk janë përfshirë ose kanë refuzuar është i vogël”, tha Mariçiq.

Sa i përket vazhdimit të regjistrimit, ministri Mariçiq theksoi se ESHS e ka fjalën e fundi

“Regjistrimi shkoi me sukses për shkak se numrat tregojnë se bojkoti i regjistrimit nuk pati mbështetje”, u shpreh ai.

Të ngjashme