“Tensionet në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që i bllokoi negociatat për anëtarësim në BE, do të duhet të ulen pas zgjedhjeve në Sofje më 4 prill”.
Kështu mendon ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bojan Mariçiq. Ai tha se RMV do të presë për të parë kush do të jetë partneri i tyre në Bullgari, për negociatat me BE-në.
Në një intervistë për portalin “Euractive”, Mariciq tha se me dialog intensiv pas zgjedhjeve në Bullgari mund të arrihet marrëveshje, nëse ka gatishmëri dhe vullnet real për të.
Në lidhje me qytetarët maqedonas të cilët kanë marrë pasaportë bullgare, ai tha se këtë e kanë bërë për shkak të kushteve ekonomike, pasi pasaporta bullgare u mundëson të punojnë jashtë vendit, pa asnjë leje të veçantë./Telegrafi/
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...