Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq mbrëmë në TV21 tha se nuk e sheh disponimin për ndarjen e pakos Maqedoni-Shqipëri për negociatat me Bashkimin Evropian.
“Ky qëndrim ka vazhduar që nga viti 2019. “Unë mendoj se disponimi i vendeve anëtare kur hapin derën për negociata do të ishte shumë më i madh nëse do të kishte dy shtete sesa nëse do të ishte vetëm një,” tha Mariçiç.
Në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut ka qenë konstruktive, e hapur dhe mjaft e arsyeshme për të mos u përballur me presione. Ai shtoi se presioni është kryesisht për të mos hequr dorë nga procesi.
Ai gjithashtu tha se presioni apo dëshira e SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian shkon në atë drejtim se nuk ka më kohë për të pritur.
“Pritja nuk mund të sjellë asgjë të mirë, gjë që është e vërtetë, dhe pritja nuk mund të përmirësojë situatën apo kushtet e një marrëveshjeje”, tha Mariçiq.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...