Bojan Mariçiq, këshilltar i Kryeministrit Zaev dhe një pjesë e ekipit lobues në Bruksel për “1Tv” deklaroi se në Bruksel në rrjedhë është skriningu, dy javë para publikimit të raportit të KE-së për vendet kandidate për anëtarësim në BE.
Mariçiq, tha se aktualisht ka një njoftim kyç të progresit në të gjitha fushat, veçanërisht në katër çështjet kyçe që Këshilli Evropian viti i kaluar ka nënvizuar si më të rëndësishme, sundimin e ligjit, reformat në gjyqësor dhe administratën publike dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Ligji për Prokurorinë është një nga kyçet që duhet të miratohet dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash. Në KE janë të vetëdijshme për këtë, por raporti me siguri do të forcohet me vlerësime pozitive nëse ky ligj miratohet. Ne kemi plan të qartë deri në publikimin e raportit të bëjmë çdo përpjekje për të miratuar ligjin, por kjo do të varet nga rezultatet e dialogut politik me opozitën dhe me të gjitha partitë politike. Përpjekjet duhet të intensifikohen dhe marrëveshja të arrihet deri në publikimin e raportit”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se të gjitha shtetet anëtare njohin përparimin e dukshëm të Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat e lartpërmendura dhe vlerësojnë rezultatet e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. Çështja u është e njohur dhe është vendosur në tavolinën e vendeve anëtare.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...