Bashkimi Evropian përfaqëson më shumë mundësi, më shumë fonde dhe shtet më të rregulluar. Për atë po bëjmë përpjekje për t’u anëtarësuar në BE. Bashkimi Evropian nuk është një qëllim në vetvete, por një mënyrë për të ndihmuar qytetarët të kenë më shumë mundësi për t’u zhvilluar dhe për të pasur një standard më të mirë jetese”, tha zv. kryeministri, Bojan Mariçiq për “Kanal5”.
Ai theksoi se BE është sinonim dhe simbol i shtetit të rregulluar, rrugëve më të mira, arsimit më të mirë, të shumë mundësive për t’u punësuar në vend dhe shtetet anëtare, të mundësive të shumta për të zhvilluar biznese në tregun e përbashkët, ligje të cilat vlejnë për të gjithë, gjyqësi më të mirë dhe kushte më të mira dhe më shumë mundësi për qytetarët.
“Qytetarët tanë udhëtojnë në Greqi, Bullgari, Kroaci, Slloveni dhe e vërejnë dallimin se si jetojnë ata njerëz sot dhe si kanë jetuar para anëtarësimit në BE”, shtoi Mariçiq.
Ai shton se detyra jonë është të transformojmë institucionet në kuadër të Bashkimit Evropian.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës