Për shkak të zjarreve të përhapura pyjore, në pajtim me Ligjin për pyjet prej sot vendoset ndalesë për lëvizjen në pyll dhe tokë pyjore prej orës 00 deri në orën 24. Ndalesa do të zgjasë deri në heqjen e saj, kumtoi sonte Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Personat fizikë të cilët nuk do ta respektojnë ndalesën dhe që do të hasen si lëvizin nëpër pyll dhe tokë pyjore, do të ndëshkohen me para prej 1.500 deri në 2.000 euro.
Ndalesa nuk vlen për lëvizjen në park-pyllin Vodno, Gazi Babë si edhe për tura të organizuara të turistëve për shqyrtimin turistik të pyjeve me qëllim ekonomik, parqet kombëtare dhe rajonet e mbrojtura me qëllim të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët do të miratohen me leje prej subjekteve përkatëse të cilat ekonomizojnë/menaxhojnë me pyjet nën shoqërinë e përfaqësuesit të tyre.
Ndalesa nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet kombëtare” dhe subjektet të cilat menaxhojnë me zonat e mbrojtura prej të gjitha kategorive (parqe kombëtare, park-pyje, pyje me qëllim special të monumenteve të natyrës etj).
MBPEU i informoi të gjithë qytetarët se ndalohet ndezja e hamulloreve, tëharrit dhe mbetjeve të tjera bimore në vendet për gjah dhe mbetjet e tjera bujqësore të tokës ndërtimore si masë parandaluese për mbrojtjen e zjarreve pyjore./mia/shk/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...