Maqedonia Veriore, trupi i pajetë dërgohet në obduksion

22:33 | 25 Prill 2019
Arbresh.info

Prokurori publik nga Prokuroria Publike e Shkupit ka kryer hetim në fshatin Rashqe ku pasditen e sotme është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkullore.

Sipas informacioneve të para nga hetimi, personi është vrarë me armë zjarri.
Me urdhër të Prokurorit Publik, mbi trupin e të ndjerit do të bëhet obduksion.
Janë lëshuar urdhra për ekspertizë për gjurmët dhe provat materiale të gjetur në vend ngjarje, kanë bërë të ditur nga Prokuroria, përcjell SHENJA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme