Për sot në ora 11:00 është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën do të diskutohet dhe duhet të votohet për votëbesimin e Qeverisë së Zoran Zaevit.
Interpelanca është dorëzuar nga partitë opozitare, së bashku me Lëvizjen Besa, ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve se është arritur shumicë për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, mbetet e paqartë se si do të rrjedh votimi.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe ata të partive opozitare shqiptare, kanë thënë se votëbesimi do të mbështetet më shumë se 61 deputetë.
Ndryshe, dje partia “Alternativa” konfirmoi se do të votojnë “pro” rrëzimit të Qeverisë, pasi fillimisht deputeti i tyre Skender Rexhepi, tha se nuk do të votojë, me arsyetimin se nuk dëshiron të jetë në një listëm me partinë “E Majta”./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...