Vitet e fundit, shkollat fillore dukshëm po përballen me mungesë të kuadrit deficitar, respektivisht mungesë të mësimdhënësve për lëndët nga shkencat e natyrës, shoqërisë dhe matematikës: kimi, fizikë, biologji, matematikë, histori e gjeografi. Nijazi Curri është mësues i kimisë në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Studeniçan. Ai thotë se studentët që përfundojnë studimet në këto drejtime nuk dëshirojnë të angazhohen në arsim për shkak të pagave të ulëta në këtë sektor, madje, kohën e fundit shumë prej tyre punë kërkojnë jashtë vendit.
Aty ku kemi mungesë të kuadrit patjetër duhet të motivohen, të rriten pagat, që ato të din nesër që nga ajo që do të punojnë do të kenë një sigurim nga ana materiale për një jetë më të mirë, a të gjithë punojnë për një jetë më të mirë. Ikin të gjithë, mundohen të gjithë të ikin larg. Ne kemi raste, kolegë të cilët kanë diploma, kanë kryer fakultetet mirëpo në bisedë të sipër me ta ju kemi ofruar ofertë që ti punësojmë aty ku mungon kuadri mirëpo nuk dëshirojnë të dëgjojnë për arsim. Ajo është mëkat”. – theksoi Nijazi Curri, mësues i kimisë
Mësuesi Nijazi Curri bashkë me disa kolegë të tij të shkencave të lartpërmendura do të dal në pension pas dy vjetësh. Drejtori i Shkollës Idriz Shabani shprehet i shqetësuar për shkak të mungesës së kuadrit. Ai thotë se në Entin e punësimit thuajse nuk ka asnjë të paraqitur si i papunë që ti posedojë cilësitë e profesorit.
Me të vërtet është shumë problematikë e madhe, sidomos në këto lëndë që nuk dimë se si do të veprojmë. Studentë ka, por studimet e atyre studentëve shkojnë pak si me ngadalësi dhe shpresojmë që në të ardhmen do të kemi, do të gjejmë zgjidhje në këtë drejtim. Sipas rregullores, duhet patjetër të ketë çertifikatën e fakultetit por ne tash bëjmë lutje dhe kërkesë sepse nuk ka, edhe nga Enti për punësim e din që nuk ka kuadër me çertifikatë”. – u shpreh – Idriz Shabani, Drejtor i Sh.F “Naim Frashëri” Studeniçan
Përveç në shkollën fillore “Naim Frashëri” të Studeniçanit që numëron 1.249 nxënës, kuadër deficitar ka edhe në shkollat periferike të fshatrave Moranë, Draçevicë dhe Cvetovë të kësaj komune. Për këtë qëllim, drejtori Shabani apelon maturantët të vazhdojnë studimet posaçërisht në shkencat e natyrës, shoqërisë dhe matematikës./AlsatM/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...