Google ADS

Maqedonia Veriore, seanca të disa komisioneve kuvendore

09:27 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financim dhe buxhet, për punë dhe politikë sociale, për transport, lidhje dhe ekologji, si dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.

Në seancën për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastrat e patundshmërive, në lexim të parë, Raport vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë të vitit 2018, Raport për punën e Agjencisë për Administratë në vitin 2018, Raport vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2018 si dhe Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit të respektimit, avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive në vitin 2018 shkruan Alsat M

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politik sociale duhet të debatojnë për propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për vullnetari, të tre në lexim të parë, ndërsa do ta shqyrtojnë edhe Raportin e Komisionit Ligjdhënës-juridik me propozim të Ligjit për mbrojtje sociale, në procedurë të shkurtuar dhe Raporti i Komisionit ligjdhënës-juridik, me propozim të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, gjithashtu në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, në lexim të parë, Raport vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike për vitin 2018, Propozim-vendimin për dhënie pëlqim në planin financiar të Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike në vitin 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme