Partitë politike nuk zbulojnë se sa para do të shpenzojnë për zgjedhjet presidenciale.
Nga ditë e hënë fillon fushata zgjedhore, por as LSDM as VMRO-DPMNE nuk tregojnë se sa para kanë mbledhur dhe sa do të shpenzojnë për kandidatët e tyre, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Dakova për të pasur fushatë të suksesshme. Edhe pse është i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, fushata e Blerim Rekës nuk do ta financojnë këto dy parti. Përfaqësuesit e kandidatit Reka thonë se për fushatën do të mbledhin para nga donacionet.
“Kemi njerëz që do të dhurojnë, biznese private, familjarë. Në fund të fushatës votat do të paguhen, dhe ne parashikuam këtë si pjesë që do të hyjë në pjesën e fushatës”, thonë nga shtabi i Blerim Rekës.
Nga VMRO-DPMNE sqarojnë se kanë hapur numër telefoni për donacione, por nuk heqin mundësinë që për fushatë, partia të marrë edhe kredi.
“Fushata për kryetar shteti dhe për kryetar komune do të financohet me shfrytëzimin e gjithë mundësive të dhëna në Kodin Zgjedhor. Do të shfrytëzohen mjetet vetanake nga anëtarësimet, donacionet, për çka kemi hapur numër telefoni, por edhe kredi, sponzorizimi dhe hua”, thonë nga partia.
Partia në pushtet nuk mendon të marrë kredi. Por, thonë se do të shpenzojë më pak se limiti që është paraparë në Kodin Zgjedhor.
“Ende nuk kemi konstrukt financari se sa do të kushtojë fushata, Por do të jetë sipas kornizës ligjore. Paratë do të sigurohet nëpërmjet donacioneve. Kredia nuk është paraparë”, thonë nga LSDM.
Megjithatë, partitë politike do të financojnë vetëm aktivitetet në terren, sepse sipas Kodit të ri Zgjedhor, reklamimi mediatik i kandidatëve do të paguhet nga buxheti shtetëror. Secili kandidat do të mund të shpenzojë maksimum 3.3 milion euro, që do të thotë se zgjedhjet presidenciale nuk mund të jetë më tepër se 10 milion euro.
Nga buxheti i shtetit do të paguhen të gjitha shpenzimet për reklamim në televizionet, gazetat dhe internet portalet, ndërsa shpenzimet tjera për mbledhje, billborde apo material zgjedhor do të jenë obligim i kandidatëve, përkatësisht i partive politike që i mbështesin.
Nga KShZ thonë se 10 ditë pas fushatës zgjedhore partitë politike e kanë për obligim të raportojnë se sa para kanë shpenzuar, dhe në fund duhet të dorëzojnë raport të detajuar./Zhurnal.al/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...