Shtyhet rikonstruimi i Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se në rast të mos marrje së datës, mandati do t’i kthehet presidentit dhe në këtë aspekt ndryshimet nuk do të kishin logjikë. Megjithatë ndryshimet në eshalonin e dytë të bëhen që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.
Rikonstruimi për momentin është shtyrë për shkak se është paraqitur opsioni i dytë. Nëse ndodh që ta kthej mandatin, rikonstruimi nuk do të kishte logjikë. Por nëse vazhdohet, besoj se deri në mesin e muajit do të përfundojë sepse nuk kemi shumë kohë. Planet janë që në seancën e ardhshme të bëhen ndryshimet e drejtorëve, që në fund të mbeten vendet e ministrave dhe vendet tjera në Qeveri -tha Zoran Zaev, Kryeministër.
Lidhur me kthimin e mandatit dhe negociatat për formimin e shumicës së re, Zaev nuk ka plan të qartë se me cilat parti politike nga blloku politik shqiptar do të negocioj. Sipas Zaev për këtë duhet bëhet një analizë e cila do të mbetet plan alternativ i mos marrjes së datës.
Nëse vihemi në situatë që ta kthejmë mandatin, atëherë hapen shumë mundësi. Njëri nga opsionet janë zgjedhjet e parakohshme, por nuk do të ishin të mira për shkaqe ekonomike dhe këtë duhet ta din të gjithë. Derisa na rrah era e ngrohtë, duhet ta shfrytëzojmë sepse tani është koha. Opsionet tjera janë marrja e mandatit të ri nga presidenti i cili nuk besoj se kësaj here do të bëj problem për dhënien e mandatit. Atëherë mandatari i bën të gjitha analizat për Qeverinë, personat dhe subjektet – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.
Përveç kthimit të mandatit, Zaev përmend edhe formimin e Qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zgjedhje kërkon edhe opozita maqedonase dhe ajo shqiptare./AlsatM/
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke