Drejtori i Entit të Statistikave Apostol Simovski thotë se nuk do të ketë hapësirë për keqpërdorimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, i paraparë për në mars të vitit të ardhshëm. Diaspora do të ketë dy mundësi për regjistrim, nëpërmjet formularit online por edhe nga të afërmit që janë në vend.
Ne si Institucion marrim informata për çdo shtetas të lindur jashtë shtetit, megjithatë edhe për personat që ndërrojnë jetë në diasporë. Kështu që gjithçka evidentohet, të gjitha të dhënat i kemi në bazat tona dhe kështu nuk do të ketë mundësi për asnjë lloj keqpërdorimi” – tha Apostoll Simovski, Drejtor i Enti Shtetëror të Statistikave
Në zonat e ku banojnë qytetarë të më shumë se dy bashkësive etnike do të ketë nga dy regjistrues, ndërsa në ato zona ku jetojnë vetëm një bashkësi etnike, do të ketë vetëm një regjistrues.
Vetëm në ato rajone ku ka bashkësi të ndryshme etnike, të cilët flasin gjuhë të ndryshme, për mundësinë që të shkruhen në gjuhen e tyre amtare do të ketë dy apo më tepër regjistrues. Por, vetëm në ato raste. Nuk do të ketë nga dy regjistrues në të gjitha zonat si në regjistrimet e kaluara” -theksoi Apostoll Simovski, Drejtor i Enti Shtetëror të Statistikave
Partnerët e koalicionit njoftuan se kanë arritur marrëveshje që të gjitha vendimet që dalin nga regjistrimi i popullsisë të lidhen edhe me nënshkrimin e zëvendës drejtorit të Entit. Për zyrtarizimin e kësaj marrëveshje do të vendoset në seancën e radhës të Qeverisë./AlsatM/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...