Me parulla “Stop gjykimeve me standarde të dyfishta”, “Protestoj për të shëruar plagë dhe tharë lotë” , nisi protesta për grupin e Kumanovës si dhe të gjithë shqiptarët e dënuar siç thonë ata padrejtësisht dhe me dënime drakonike. Nën organizimin e Shoqatës së të burgosurve politik dhe Këshillin e familjarëve të grupit të Kumanovës, shumë qytetarë të revoltuar protestuan për siç thonë ata politikat e pamëshirshme të garniturës së ish pushtetit, si atij maqedonas, po ashtu edhe të atij shqiptarë. Ata thonë publikisht se rasti në “Lagjen e Trimave” është i montuar dhe për këtë është i vetëdijshëm i gjithë populli.
Maide Jashari, protestuese
“Ky ishte një nga rastet më të shëmtuara, më të rënda dhe më të trishtuara politike. Se është rast i montuar politik e dijmë ne, e dijnë fëmijët e vegjël dhe me siguri e dijnë edhe prokuroria e gjykata. Janë krenaria jonë, janë e UÇK-së. Liri për çlirimtarët. Stop rasteve të montuara politike”.
Shpëtim Pollozhani kryetar Shoqatës së të burgosurve politik bëri një krahasim mes rastit të Almirit të vogël, ku siç thotë ai vrasësi është dënuar me vetëm katër vite heqje lirie, e tani ndodhet në liri, kurse autorët e djegieve të bizneseve në lagjen Gjorçe, nuk u dënuan me asnjë dit burg dhe me asnjë kompensim të pronave të shkatërruara, pastaj rrahjet dhe lëndimet e shqiptarëve nëpër autobusat urban të Shkupit edhe shumë raste të tjera.
Pollozhani deklaroi se janë mbledhur për tu solidarizuar me viktimat e pushtetit vrastar kur janë në pyetje shqiptarët dhe për të shprehur revoltën kundër tokave të zeza, e për të kërkuar liri për ata që u dënuan padrejtësisht.
Shpëtim Pollozhani, Shoqatës së të burgosurve politik
“Kërkojmë të rishqyrtohen dhe rigjykohen të gjitha rastet e inskenuara dhe të gjykuara nga gjykatësit partiak, të cilët kanë vepruar në kohën e kaçakut Gruevski. Të merren parasysh deklaratat e dëshmitarëve okularë…të bëhet balistika dhe ekspertiza profesionale e të gjitha të dhënave dhe fakteve materiale që i propozon mbrojtja. Të merren parasysh të gjitha shkeljet dhe lëshimet e qëllimshme procedurale”.
Nga ana e familjarëve të të dënuarve në rastin e Kumanovës, protesta janë mbajtur edhe para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë. Me anë të protestës ata kërkuan lirimin e të burgosurve nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”. Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe në Lipjan e Ferizaj.
Ndryshe, u bënë katër vite nga ngjarjet e hidhura në “Lagjen e Trimave”, të qytetit të Kumanovës. Në përleshjen e armatosur mes policisë dhe grupit të armatosur humbën jetën 18 persona, 8 nga policia dhe 10 pjesëtarë të grupit. Kurse u plagosën 37 pjesëtarë të policisë dhe u shkatërruan mbi 25 shtëpi.
Gjykata Penale i dënoi të akuzuarit për luftimet në Lagjen e Trimave me gjithsej 746 vite burg, ndërsa shtatë persona që konsideroheshin në grupin e organizatorëve, me burg të përjetshëm. Vetëm 4 nga 37 të akuzuarit u liruan nga burgu./shenja/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...