Google ADS

Maqedonia Veriore, pranvera sjell problem shëndetësore tek personat me alergji

14:28 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Stina e pranverës kur gjithçka lulëzon pritet me padurim nga të gjithë, përpos personave që vuajnë nga alergjitë. Për këtë kategori të personave kjo periudhë është makth më vete, teshtima, kollitje, sekrecione të hundëve, lotim i syve. Dhe po, tani jemi pikërisht në atë periudhë të vitit, kur xhepat i kemi të mbushur me facoleta. Mjeku Sani Bajrami, thotë se në këtë periudhë të vitit ka shtim të numrit të personave që vuajnë nga alergjitë.

Si zakonisht në periudhën e pranverës, është shtimi deri në 30% e këtyre rasteve. Nëse gjatë periudhës së dimrit kemi standard të infeksioneve respiratore, në periudhën e pranverës, si pasojë e alergjive, pra rritja është deri në 30% të numrit të përgjithshëm të sëmundjeve respiratore – u shpreh Sani Bajrami, mjek.

Dukë folur për masat që duhet ti marrin personat alergjik, në mënyrë që ti zbusin pasojat, Bajrami thotë se fillimisht të gjithë duhet t’i nënshtrohen alergo testit, dhe atëherë çdonjëri do të njoh saktësisht “ armikun e tij”.

Andaj, nëse ne e kemi veçmë të detektuar, duhet të merren disa masa parandaluese ndaj paraqitjes së formave pak më të avancuara të alergjive, të cilat mund të jenë nga ato më të thjeshta. Pra, mos ekspozimi të hapësira të gjëra me gjelbërim, mos ekspozimi në hapësira të cilat janë të ndotura, pra këto janë masat kryesore. Tek ata pacientë të cilët kanë paraqitje më të avancuar, si zakonisht duhet të fillohet edhe dhënia e medikamenteve – tha Sani Bajrami, mjek.

Bajrami porosit se fëmijët të cilët kanë sëmundje kronike dhe janë alergjik, duhet të mbajnë gjithmonë me vete terapinë sepse vështirësitë në frymëmarrje mund të jenë të disa stadeve.

Ndotja e ajrit, poleni i luleve, bimë barishtore janë faktorë që ndikojnë në prekjen nga alergjitë e stinës. Shpesh alergjitë e stinës ngatërrohen me virozat e zakonshme ndonëse këto të fundit janë patologji që zgjasin pak kohë, 3-10 ditë në dallim nga sëmundjet alergjike me kohëzgjatje disa javore në pranverë dhe vjeshtë./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme