Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se edhe këtë vit ka blerë 40 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal.
Nga MSH thonë se vaksinat janë për personat e moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët prej moshës 6 deri 5 vjeç.
“Tashmë tre vite me radhë vaksinimi për këtë grup qytetarësht është pa pagesë. Për shkak të rritjes së kërkesës për vaksina kundër gripit në nivel global, po bëhen përpjekje që sasitë e siguruara të arrijnë sa më parë. Theksojmë që nuk është vonë që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal në nëntor ose dhjetor, pasi sipas të dhënave epidemiologjike, gripi sezonal kulmin e arrin në fund të shkurtit”.
“Paraqitje për vaksinim kundër gripit sezonal do të fillojë prej sot nëpërmjet faqes vakcinacija.mk. Duke plotësuar formularin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termi im. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni informacionin me SMS për datën dhe orën e saktë se kur duhet të vaksinoheni në pikën e zgjedhjes suaj gjatë regjistrimit”, thonë nga MSH.
Ata shtojnë se vaksina kundër gripit nuk mbron nga sëmundja COVID-19, por e është mjaft e rëndësishme në kushte të pandemisë dhe ndikon në sistemin shëndetësor./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...