Uniteti dhe përfaqësimi i shtetit tonë bëhet në shtëpinë ligjdhënëse, ndërsa jo me deklarata të njëanshme, theksoi dje kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve si e komenton thirrjen e liderit të opozitës Hristijan Mickoski për bashkim nacional, kur në pyetje janë interesat e shtetit, i cili sërish theksoi, se mbetet me dorë të shtrirë ndaj pushtetit për sigurimin e unitetit kombëtar dhe konsensus në lidhje me çështjet nga interesi shtetëror dhe nacional.
Lideri i opozitës Mickoski paraprakisht, në një ngjarje partiake, theksoi se thelbësore dhe e rëndësishme, kur është në pyetje shteti, të ketë unitetit, duke iu referuar kryetarit të LSDM-së Dimitar Kovaçevski, në “unitet dhe bashkim kur bëhet fjalë për vendin”.
Sipas Kovaçevskit, me këtë vetëm e pengon procesin e bisedave që udhëhiqen me Sofjen në frymën e vlerave evropiane.
“Ajo deklaratë konsideroj se fare nuk është e sinqertë, sepse OBRM-PDUKM në periudhën e kaluar të vetmen gjë që bën është krijimi i histerisë lidhur me bisedimet që po zhvillohen me Bullgarinë, gjithashtu në kuadër të përgatitjeve për grupet e punës që i formuam me kryeministrin bullgar dhe anëtarët e Qeverisë së tyre së bashku me Qeverinë tonë ne i bëmë thirrje edhe opozitës, me ç’rast ajo ishte refuzuar”, vlerësoi Kovaçevski.
Lidhur me unitetin, shtoi Kovaçevski, uniteti dhe përfaqësimi i shtetit tonë bëhet në shtëpinë ligjvënëse, që paraqet shtëpi të të gjithë qytetarëve, që përfaqësohen nga deputetët, dhe nëse OBRM-PDUKM mendon se me deklarata të njëanshme me çka vetëm pengohet procesi i bisedimeve, që po zhvillohen në frymën e vlerave evropiane, dhe të ruajtjes së dinjitetit të të gjithë qytetarëve, se do të ndihmojë, ata po e bëjnë mu të kundërtën.
Për atë se kur do të takohet me liderin e OBRM-PDUKM-së opozitare Mickoski, siç paralajmëroi gjatë marrjes së funksionit të kryeministrit, Kovaçevski thotë se ai takim do të ndodhë dhe opinioni do të informohet me kohë.
Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski dje në Kavadar deklaroi se si parti ende mbetet me dorë të shtrirë ndaj pushtetit për sigurimin e unitetit nacional dhe konsensus lidhur me çështjet me interes shtetëror dhe nacional.
Sipas tij, përfundimisht duhet të ndahemi dhe të bashkohemi rreth asaj se çka vlejnë interesat shtetërore dhe nacionale./telegrafi/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...