Partitë më të mëdha politike nuk përcaktojnë kriterin e tyre rreth pragut të mundshëm në zgjedhor, në rast se arrihet konsensusi për një njësi zgjedhore. Edhe pse deri tani nuk ka nismë për rikthimin e negociatave politike rreth legjislativës zgjedhore, ata flasin publikisht për këtë çështje. LSDM-ja shton se propozimi i partive më të vogla për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura ka marrë gjithmonë mbështetjen e tyre por nevojitet konsensus mes të gjitha partive.
“LSDM-ja është partia e parë e cila e mbështeti këtë kërkesë të partive më të vogla dhe “po”, LSDM-ja është për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura”, tha ndër të tjera Bogdanka Kuzeska, LSDM.
OBRM-PDUKM-ja thotë se në debatin që do të hapet rreth zgjedhjeve të parakohshme, është e gatshme të diskutojë edhe për një njësi zgjedhore.
“Sa i takon çështjes së një njësie zgjedhore, ne jemi të gatshëm të bisedojmë për këtë çështje sepse ne jemi të ndershëm në qëllimet tona. Nuk jemi si LSDM-ja që t’i manipulojmë partitë më të vogla”, tha Dimçe Arsovski, OBRM-PDUKM.
Por, partia e Mickoskit nuk heq dorë nga propozimi për zgjedhje të parakohshme të cilat thonë se do të ndodhin patjetër. Ata shprehen të gatshëm të sfidojnë pushtetin, pa modelin e Qeverisë teknike.
“Në atë propozim-ligj të cilin do ta propozojmë dhe të cilin e paralajmëroi kryetari Hristijan Mickoski do të fshihen diku 9 pika nga ligji të cilat kanë të bëjnë me Qeverinë teknike të cilën e patëm mundësinë ta shohim si ka funksionuar gjatë viteve të kaluara para zgjedhjeve”, u shpreh Dimçe Arsovski, OBRM-PDUKM.
LSDM-ja beson se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme dhe nuk janë të gatshëm të negociojnë për të.
“Kërkesa e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit edhe një herë e konfirmon frikën e tyre nga puna e keqe e kryetarëve të komunave. Ajo që mund të shihet te OBRM-PDUKM-ja është dëshira e madhe që të vinë në pushtet me çdo çmim”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.
Kërkesën për zgjedhje të parakohshme e refuzojnë të gjitha partitë e pushtetit dhe e mbështesin partitë opozitare. Sipas këtyre të fundit, zgjedhjet e reja duhet të mbahen në pranverë të këtij viti. Pushteti thotë se zgjedhjet e rregullta do të mbahen në vitin 2024./ Alsat.mk/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...