Google ADS

Maqedonia Veriore, mbledhja e anti-korrupisonit revolton gazetarët

16:14 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Seanca Komisionit Anti-korrupsion, ka nxitur reagimin e gazetarëve për shkak të mungesës së të dhënave konkrete për çështjet që diskutonte komisioni, por edhe stërzgjatjes së saj, si dhe hapësirës së ngushtë e mungesës kushteve adekuate.

Pas dhënies së pushimit, shumica e mediave lëshuan seancën në shenj revolte. I vetmi vendim që përmbante informacione ishte ai për ngritjen e procedurës kundërvajtëse ndaj kryetarit të komunës së Negotinës, Toni Delkov i cili gjatë kohës së procesit zgjedhor ka nënshkruar punësime të reja.

Ju lutemi që të caktoni konferencë për shtyp dhe të na informoni se çfarë keni vendosur. Për 10 minuta të mbarojë. Duhet të planifikoni një gjë të tillë. Kështu nuk shkon më. Disa herë ju kam thënë unë personalisht . Ja tani më ma kërkojnë kamerën në redaksi- tha një gazetarë.

Çdo sugjerim i juaj është i mirëseardhur sepse në këtë përbërje keni një gjysmë gazetari si puna ime në nivel rajonl dhe një gazetar tjetër. Mendoj se nuk mund të ju kuptoj dikush më mirë se ne. Nën të njëjtën lëkurë kemi qenë edhe ne. Por në këtë lloj kushtesh, me lëndë të grumbulluara, rreth 600 lëndë kemi aktualisht, paramendojeni në këto kushte me numër të tillë të punësuar në sekretariat nuk është e mundur të arrihet që të konceptohet një rezyme e tillë për lëndë të tilla- deklaroi kryetari i Anti-Korrupsionit Nuri Bajrami./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme