Google ADS

Maqedonia Veriore, mbi 70 mijë qytetarë kanë udhëtuar jashtë shtetit

19:41 | 29 Prill 2019
Arbresh.info

70,439 qytetarë kanë dalë jashtë vendit gjatë tre ditëve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dalje më të madhe ka pasur në pikën kufitare në Tabanoc, Bogorodicë dhe Bllacë, respektivisht 18106, 11050 dhe 10330.

Më pak kalime ka pasur në pikën kufitare Pelince, konkretisht 288. Edhe pse ditët e fundit i lamë pas shiun dhe vranësirat dhe gjithçka dukej e lulëzuar, nga agjencitë turistikë thonë se pavarësisht kësaj shumica e qytetarëve këto ditë kanë preferuar t’i kalojnë në vendet Evropiane, ndërsa një pjesë kanë preferuar Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë.

Është Evropa, shtete si Zvicra, Gjermania, për këto vende ka pasur më shumë interesim nga qytetarët e Shkupit. Ka pasur edhe për Turqi, Greqi, por më shumë kanë qenë për në Evropë. Më shumë rezervime ka pasur prej më herët”-tha Endrim Hasani, punonjës turistik.

Kjo shifër e qytetarëve që festat kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit pritet të rritet edhe më shumë në prag të festës së 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme