Maqedonia Veriore, hynë në fuqi metodologjia e re për çmimet e derivateve

18:48 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Metodologjia e re për llogaritjen e karburanteve hyn në fuqi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Gazetën Zyrtare u publikua dhe u nënshkrua nga kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.

Nga e hëna, rregullatorët shtetërorë përsëri do ta kenë fjalën e fundit rreth çmimit me të cilin do të shiten karburantet në pompat e benzinës. Përveç fitimeve për shitësit, kriteri kryesor nga i cili varet çmimi i shitjes me pakicë do të jetë kursi i këmbimit i dollarit kundrejt denarit dhe lëvizja e naftës së papërpunuar në bursat botërore, shkruan Alsat-M.

“Diferenca e re me pakicë është 4.6 denarë, kostoja e transportit në vend do të jetë 0.75 denarë. Të gjitha analizat që kemi bërë në periudhën e kaluar tregojnë se me metodologjinë e re çmimet e derivateve të naftës, krahasuar me metodologjinë e mëparshme, reduktohen në varësi të periudhës prej 1 deri në 2 denarë. Ka pasur edhe raste kur ka pasur ndryshime drastike në bursat botërore” – deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme