Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë fundjavës janë aplikuar 8.185 të vaksinave, prej të cilave 1.706 janë dozë e parë, 1.899 janë rivaksinime dhe 4.590 janë dozë e tretë.
“Deri më 7 nëntor gjithsej janë vaksinuar 809.293 qytetarë, 780.456 janë rivaksinuar dhe 43.376 kanë pranuar dozën e tretë”, thonë nga MSH.
Nga MSH shtojnë se 45% e popullsisë mbi 40 vjet janë të rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranaur të paktën një dozë të vaksinës.
“Përfshirja e vaksinimit me një dozë të vaksinës është te 57% e popullsisë, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46% e qytetarëve mbi 18 vjet. Sipas numri të vaksinave të aplikuara, 39% e popullsisë së përgjithshme në vend është e vaksinuar, ndërsa 37% kanë pranuar dy doza të vaksinave”, theksojnë nga MSH./Telegrafi/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...