Deri në fillim të muajit Qershor do të dihet se cilat Spitale shtetërore do të mbyllen dhe cilat do të vazhdojnë të funksionojnë.
Kjo gjë varet nga rezultatet e studimit të fizibilitetit të cilat do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve dhe të cilat pritet të tregojnë se sa efikase janë spitalet e vendit dhe për cilat ekziston nevoja të vendoset partneritet publiko – privat. Vendosja e modelit të ri të funksionimit të spitaleve nuk do t’i shtrenjtojë shërbimet shëndetësore të pacientëve, por do të ofroj për pacientët kushte më të mira si dhe mundësinë e zgjedhjes se ku do të marrin shërbimet shëndetësore, siguron ministri i Shëndetësisë Filipçe.
“Nuk ka nevojë që në një qytet të qëndrojnë një spital i zbrazët dhe i pa shfrytëzuar, siç është tani në këtë moment, pacientët dërgohen në spitalin më të afërt regjional, ndërsa në mbajmë Spitalin e hapur, me shtretër të zbrazët për mirëmbajtjen e të cilave shpenzohet dhe nga ana tjetër nuk kemi as numër të mjaftueshëm të mjekëve. Mu këtë do ta tregojë studimi i fizibilitetit. Të shkoni në Spitalin e Koçanit ajo është gjysmë e zbrazët, nuk ka as pacientë as personel, janë korridore të zbrazëta. Në këtë drejtim ne do t’i hapim dyert për investitorët potencial privat, shpresoj që të tregojnë interes siç ekzistojnë raste në botë, ku shteti nuk menaxhon me objektet”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë./AlsatM/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...