Google ADS

Maqedonia Veriore, deri në fund të vitit do të riparohen 600 kilometra rrugë

15:02 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Deri në fund të këtij viti, në të gjithë shtetin do të rindërtohen dhe rehabilitohen 600 kilometra rrugë, këtë e premtoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov. Këto të dhëna bëhen publike pas dy viteve matje në terren. Kitanov premton se materiali që tani do të përdoret në rrugë do të jetë më cilësor nga ai më parë.

Në shtet, tashmë vendosen më shumë se 100 matës të qarkullimit të trafikut dhe çfarë lloji të trafikut dhe sipas të gjitha këtyre parametrave do të vendoset në cilat seksione, çfarë lloj i polimereve do të vendosen, që të mos rehabilitohen çdo tetë deri në dhjetë vjet, por në 20 vjet. Do të jenë më të qëndrueshme, dhe me këtë do të kursejmë – tha Zoran Kitanov, Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”.

Sipas profesorit të Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Mijoski, rrugët në vend janë parashikuar për një periudhë prej 20 vjetësh, pas së cilës duhet të vijojë rindërtimi, ndërsa rehabilitimi mund të bëhet edhe më herët, nëse rruga nuk i përmbush standardet.

Me aplikimin e njohurive të reja dhe materialeve të reja, cilësia dhe jetëgjatësia e shfrytëzimit të konstruksionit rrugor, si segment më i rëndësishëm i rrugëve, do të kontribuojë për një qëndrueshmëri më të gjatë kohore, që do të thotë se do të kemi zbatim të anuluar të fondeve financiare të gjeneratës së dytë – u shpreh Goran Mijoski, Fakulteti i Ndërtimtarisë.

Mijoski vuri në dukje se konstruktimet e rrugëve projektohen dhe mirëmbahen, sipas standardeve aktuale dhe se në rrjedhë e sipër është transferimi i normave evropiane./AlsatM/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme