Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se janë duke përgatitur kuadro për sektorët kyç që kanë të bëjnë procesin e skrining-ut dhe negociatat për anëtarësim në BE. Në hapjen e debatit publik për ndryshimet në Ligjin për të punësuarit në sektorit publik dhe Ligjin për nëpunësit administrativ, Mençevski tha se përveç administratës shtetërore, do të angazhojnë kuadro të kualifikuar edhe nga jashtë institucioneve.
Jemi duke punuar për një propozim, shpresojmë, që do të tërheqë njerëzit nga institucionet e tjera brenda sektorit publik dhe jashtë institucioneve për t’ju bashkangjitur procesit të negociatave. Kjo është një çështje që do të duhet të punojnë në disa muajt e ardhshëm për të përshpejtuar ritmin, kështu që, mendoj se në momentin kur të fillojnë negociatat ne do të jemi të gatshëm për t’i përmbushur kërkesat- deklaroi Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Nga Agjencia e Administratës thonë se ciklet e parakohshme zgjedhore kanë ndikuar që këto ndryshime në ligje të pësojnë ngecje të vazhdueshme.
Periudha për ndryshimin e Ligjit, duke e shikuar brenda kornizave normale, nuk është i mjaftueshëm. Ligji është në fuqi, përkatësisht i hapur për ndryshime për më shumë se 4 vjet, nga të cilat 1/3 e kësaj periudhe kishte ngecje për shkak të Zgjedhjeve Parlamentare dhe atyre Lokale. Megjithatë, edhe gjatë miratimit Ligjit, ai hyri në fuqi akoma pa u bërë ndryshimet- deklaroi Spase Gligorov, Drejtori i Agjencisë për Administratën.
Në hapjen e debatit publik për ndryshimet ligjore u diskutuan edhe për fushat që më së tepërmi ka nevojë për të punësuar edhe atë në sektorin e arsimit, shëndetësi, çerdhet dhe qendrat për punë sociale. Sipas Ministrisë së Administratës, këto ndryshime ligjore në qershor do të kalojnë në Qeveri, ndërsa në korrik do të jenë në procedurë kuvendore./AlsatM/
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...