Arsimi dual do të duhet ta zbusë dallimin e madh mes fuqisë punëtore në tregun e punës dhe nevojave të ekonomisë. Ky model i arsimit do të fillojë nga viti i ardhshëm shkollor. Në këtë moment në pesë shkolla komunale në Shkup, Veles, Kavadar, Prilep dhe Ohër, si eksperiment mbahet mësim i këtillë dhe janë përfshirë 200 nxënës. Tani qëllimi është që fokusi të vihet në ngritjen e interesit tek nxënësit dhe prindërit për shkollat e mesme teknike, kuadër që është i domosdoshëm për biznesin.
Programet për arsim dual ende janë duke u përgatitur, por siç zbuloi zv/kryeministri Koço Angjushev, është planifikuar të funksionojë në sistemin gjysmë teori – gjysmë praktikë dhe punë në kompanitë. Gjatë kësaj periudhe nxënësi do të marrë pagë minimale që do të jetë e rregulluar me ligj dhe do t’i rrjedhë sigurim shëndetësor dhe pensional.
Nxënësit të jenë të punësuar që në vite të rinisë në kompanitë. Një pjesë të ditëve, një ose dy do të shkojnë në shkollat e mesme profesionale ku do të ndjekin mësim teorik derisa edukimin në pjesën tjetër do ta keni në kompanitë- deklaroi Koço Angjushev
Për këtë reformë në procesin arsimor nevojiten shumë ndryshime ligjore, bëri të ditur kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski. Sipas tij, themeli i reformës është ulja e numrit të fakulteteve në shtet, i cili arrin 195, e nga ana tjetër, rritje të numrit të shkollave profesionale, numri i të cilave është 135.
Mendoj se një politikë e sforcimit të arsimit të lartë duhet të mbetet për ne dhe t’i hapë dyert për këtë punë- deklaroi Branko Azeski – kryetar i Odës Ekonomike.
Arsimi dual në shtet filloi në vitin 2017 në bashkëpunim me EVN-në në shkollën e mesme të Shkupit “Mihajllo Pupin”. Fushata e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nëpër shkollat e mesme “Zgjidh profesionale – të mesme që është e vlefshme” shpreson se do të tërheqë vëmendjen e shkollarëve për të zgjedhur arsimin profesional./alsatm/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj