22.2 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri. 460 mijë qytetarë mezi sigurojnë qoftë edhe një vakt ditor. Ata jetojnë pothuajse me barkun e zbrazët. Më të prekur nga varfëria janë banorët e zonave më të thella malore dhe atyre rurale. Qytetarët e anketuar nga ALSAT ankohen për nivel të ulët të ekonomisë duke theksuar se mungon shtresa e mesme, por gjithnjë e më tepër ka vetëm qytetarë të pasur dhe të varfër.
“Varfëria ka marrë aq hov të madh saqë njerëzit nuk dinë çfarë bëjnë. Mendoj se ka tepër të pasur dhe tepër të varfër. Ai mesi i artë që ka ekzistuar dikur, nuk ekziston më. Unë nuk i përkas atij grupi ku nuk mund të siguroj vaktet e ushqimit, megjithatë konsideroj se ka shumë të tillë”.
“Shkalla e mesme që ka qenë kanë rënë në shumë të varfër. Situata ekonomike është katastrofë. Në përgjithësi ende nuk presim që të përparojë diçka është shumë e keqe, shumë në nivel të ulët është. Vetë puna po të çon të mos besosh, sepse një person i cili më parë ka marë 500 euro sot merr 100 apo 200 euro. Dhe për këtë shkak krejt njerëzit po ikin në diasporë, rinia”.
Për shkak të shifrave alarmante të varfërisë, organizatat humanitare këtë javë zhvillojnë aktivitete të ndryshme për t’iu dalë në ndihmë kësaj kategorie të qytetarëve.
Është shumë e qëlluar që Kryqi i kuq e organizon javën e solidaritetit për të ndihmuar me theks të posaçëm zonat rurale sepse mund të vërehet se atje ushqimi më vështirë arrin dhe ka familje të cilat pos vullnetarëve të Kryqit të Kuq apo vullnetarëve të organizatave tjera, fatkeqësisht nuk ka se kush i viziton, kushtet në të cilat ata jetojnë janë vërtetë të rënda – tha Bllazhe Josifovski, Shoqata “ Të gjithë të ngopur”.
Ky është moment që ne e shfrytëzojmë për t’i përkujtuar ata të cilët i sjellin vendimet në shtet se varfëria është diçka që është përditshmëri – deklaroi Sait Saiti, Kryqi i Kuq.
Në botë rreth 2 miliardë njerëz janë në prag të varfërisë, ndërsa në varfëri ekstreme jetojnë më shumë se 750 milion persona derisa mbi 800 milion persona tjerë në gjithë botën kanë mungesë të përditshme të ushqimit./AlsatM/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...