Mbi 100 raste të reja me fruth janë paraqitur brenda javës së kaluar në Qendrat e Shëndetit Publik në 20 qytete. Nuk ka viktima të reja si pasojë e fruthit, ndërkaq raporti i javor i Institutit të Shëndetit Publik, flet se më të prekur janë moshat madhore. Mbi 70% e personave të prekur nga fruthi që janë mbi 20 vjeç, si dhe 99% e fëmijëve të prekur nga mosha 0-3 vjeç kanë rezultuar të pa vaksinuar.
Sa i përket moshës së të prekurve, shumica e rasteve janë persona të rritur, d.m.th vazhdon tendenca e prekjes nga fruthi të personave në moshë më të madhe. Gati 40% e të prekurve janë mbi moshën 30 vjeç, nëse i numërojmë këtu edhe ato nga 20-29 vjeç atëherë kjo përqindje shkon në mbi 50. 38% janë mosha nga zero deri në 4 vjeç ndërsa të tjerët janë të moshave të ndërmjetme. Numri më i madh janë me verifikim laboratorik, rreth 50% tjerët janë më së shumti me lidhje epidemiologjike dhe nga të tjerë vetëm me pasqyrë klinike – tha Gordana Kuzmanovska, Epidemiologe.
Rastet më të shpeshta të të prekurve nga fruthi janë nga kryeqyteti ndërkaq numër i lartë është regjistruar edhe në disa qytete të tjera. Gjatë javës së shkuar, epidemi të fruthit shpalli edhe Struga dhe Kërçova./AlsatM/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...