Google ADS

Maqedonia u kërkon PCR test negativ shtetasve të Kosovës

17:24 | 26 Gusht 2020
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 82-të miratoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në lidhje me udhëtarët që janë shtetas të Kosovës.

“Të gjithë udhëtarët, shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut, duhet të kenë test PCR me rezultat negativ”, thuhet në njoftimi e shtypit qeveritar, njofton telegreafi maqedoni.

Testi negativ PCR i shtetasve të Kosovës nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe kjo do të vlejë edhe për udhëtarët transit.

Ndryshe, propozimi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse u dërgua në Qeveri, përkatësisht më 19 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme