Google ADS

Maqedonia sot për herë të parë pjesëmarrëse në mbledhjen e NATO-s

10:10 | 13 Shkurt 2019
A. B.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot dhe nesër do ta përfaqësojë Maqedoninë në mbledhjen ministrore, për herë të parë si anëtare e ardhshme e NATO-s.

Kjo është mbledhja e parë e anëtarëve të NATO-s në vitin 2019 dhe mbledhja e parë në të cilën Maqedonia do të ulet në të njëjtën tavolinë, pasi u nënshkrua protokolli për anëtarësimin javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë do t’i dëshirojmë mirëseardhje Shkupit, ministres së Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, tani nga Maqedonia e Veriut e cila ka karrige në tavolinën tonë”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e djeshme për shtyp në Bruksel.

Anëtaret e NATO-s nesër zyrtarisht do t’i urojnë mirëseardhje ministres Sheqerinska, e cila rreth orës 11:00 do të pritet nga Stoltenberg, disa orë para takimit të Këshillit Veri-Atlantik.

Ndryshe, gjatë qëndrimit në Bruksel do të ketë disa takime, mes të cilave me ministrat nga Belgjika, Britania e Madhe, Kanada, Turqia, Greqia dhe vendeve tjera

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme