Draft-konkluzionet e Samitit të NATO-s parashohin që Maqedonia të fitojë sot ftesë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Aleancën dhe anëtarësim, pas përmbylljes të të gjitha procedurave, njofton Portalb.mk.
“Në vitin 2008 kemi vendosur se NATO do i ndajë ftesë IRJM-së për hyrje hyrje në NATO, pasi që të gjendet zgjidhje e përbashkët për emrin në korniza të OKB-së. E përshëndesim marrëveshjen historike mes Athinës dhe Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit. Në pajtueshmëri me politikën tonë kemi vendosur që ta ftojmë Qeveria në Shkup të fillojë me bisedimet me Aleancën. Të bëhet implementim i plotë i të gjitha procedurave në lidhje me marrëveshjen për kontestin e emrit, gjë e cila është dhe kusht për rrumbullakim të procesit hyrës”, thuhet në draft konkluzionet.
Konkluzionet e përshëndesin edhe Marrëveshjen me Bullgarinë.
“I përshëndesim përpjekjet e Qeverisë në vitin e fundit dhe progresin e rëndësishëm që e kanë arritur për disa reforma të caktuara priroitare dhe inkurajojmë për reforma plotësuese që të përforcohet kontributi drejt Aleancës”, thuhet në konkluzione.
NATO i përshëndet edhe përpjekjet për ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe bën thirrje që të vazhdohen përpjekjet plotësisht në atë fushë. NATO e përshëndet edhe kontributin e Maqedonisë në misionet e saja dhe sigurinë ndërkombëtare.
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, pasi ka arritur në Samitin e NATO-s ka deklaruar se sot është dita ku mund ta përmirësojmë atë që është lëshuar në vitin 2008.
“Sot është dita në të cilën mund ta përmirësojmë atë që e kemi lëshuar në vitin 2009”, tha Shekerinska para gazetarëve.
Ajo e rikujtoi Samitin e NATO-s në Bukuresht kur Maqedonia duhej të marrë ftesë për anëtarësim, por u refuzua për shkak se kishte problem rreth kontestit të emrit me Greqinë. Në atë kohë nuk ndihmoi insistimi dhe premtimi i presidentit të atëhershëm të Amerikës, Xhorxh Bush. Greqia mbeti në qëndrimin e saj, ndërsa shkak ishte edhe riemërimi i aeroportit të Shkupit dhe autostradës për në Greqi në atë kohë me emrin “Aleksandër Makedonski”.
Ndërkohë, burime të larta diplomatike në NATO deklaruan se nuk priten bllokada për dhënien e ftesës për Maqedoninë në samit.
Në fund të qershorit, “Njujork Tajms”, publikoi informacion sipas të cilit Donald Tramp do të mund të bllokojë ftesën e Maqedonisë për në NATO për shkak të raporteve të tij me Vlladimir Putinin. Por, burime diplomatike dje theksuan se nuk ka kurrfarë indikacioni për një gjë të tillë.
Në samitin e NATO-s që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel merr pjesë një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, i cili në Bruksel ka arritur nga Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Londër, ku deklaroi se pret ftesë për në NATO.
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...