Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në pajtim me njoftimin e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë dy ditëve të ardhshme (sot – e enjte dhe nesër – e premte), i gjithë territori i vendit do të preket nga temperaturat e fazës së verdhë.
Nga MSH thonë se sipas Planit të Veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të nxehtësisë në shëndetin e popullatës, është e nevojshme të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, siç janë:
-gjatë ditëve jashtëzakonisht të nxehta të qëndrohet më shumë në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara), dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë në këtë periudhë, të gjendjet mundësia për pushime më të shpeshta në hije;
-të veshësh rroba të bardha dhe të lehta, dhe në ekspozim të drejtpërdrejtë të diellit të mbahen syze dhe kapelë dhe të përdoret krem për mbrojtje;
-hani më pak ushqim, kryesisht fruta dhe perime, dhe ushqime më pak yndyrore;
-përvetësoni sasi të mëdha të lëngjeve, mundësisht ujë të pijshëm të thjeshtë dhe shmangni pije alkoolike;
-kur hynë në automjet, është e nevojshme ta ventiloni atë për një periudhë të caktuar;
-të sëmurët kronikë këshillohen të marrin rregullisht terapinë e përshkruar, në konsultim me mjekët e familjes së tyre.
Nga MSH thonë se për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe sëmundjeve infektive të zorrëve, rekomandohet të lani produktet bujqësore dhe kopshtare (perime dhe fruta të freskëta) para përdorimit të tyre./Telegrafi/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...