Të rinjtë shqiptarë në Maqedoni akoma nuk shihen në sy të mirë për të qenë në radhët e njësiteve speciale ushtarake dhe policore, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ky problem vazhdon të jetë i heshtur edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët mbështesin nëpërmjet projekteve të ndryshme trajnimet dhe përforcimet teknike dhe logjistike të këtyre njësiteve të Armatës së Maqedonisë (ARM) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Njësitet e ARM-së: “Ujqit” (Volci) nuk kanë asnjë shqiptarë, njësitet Renxherët” kanë një apo dy shqiptarë, njësitet “Shkorpionët” gjithashtu kanë apo nuk kanë shqiptarë, sepse të dhënat janë tejet diskrete dhe nuk bëhen publike nga ana e këtyre strukturave të sigurisë.
Edhe në pjesën e njësiteve policore duke filluar nga njësitet “Tigrat” apo të njohur si ESZ gjithashtu nuk ka shqiptarë dhe kjo është një nga forcat elite policore.
Në njësitin EBR (Për Shpërndarje të Shpejtë) janë të pranishëm disa pjesëtar shqiptarë dhe sipas pohimeve të tyre ata megjithatë janë në numër të vogël dhe nuk çojnë peshë, sepse në pozitat e urdhër dhënies janë vetëm maqedonasit.
Kohë më parë, mediet sollën rrëfimin e një kandidati shqiptar nga radhët e ARM-së që disa herë është rrëzuar, me qëllim të mospranimit të tij.
Njësitet speciale të ARM-së u formuan rreth viteve 1993-1994, ndërsa ato të MPB-së disa vite më vonë. Mungesa e besimit dhe injoranca e vazhdueshme ka lënë jashtë të rinjtë shqiptarë, të cilët nuk hezitojnë të jenë pjesë e këtyre formacioneve elite, por me një frymë krejtësisht tjetër.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...