Maqedonia rrit borxhin publik për të rritur buxhetin

23:33 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Maqedonia pritet që në vitin 2019-të do të ketë buxhetin më të madh ndonjëherë 3.7 miliardë.

Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se buxheti do të jetë i fokusuar në problemet sociale dhe zhvillim. Buxheti pritet që të rritet për 3.2%, transmeton Indeksonline.

Po për ta rritur buxhetin, Maqedonia do ta rrisë borxhin publik nga 48.2% në 54.2%.

Partia opozitare VMRO-DPMNE thotë se buxheti i vitit 2019 është katastrofal dhe shkakton rritje të borxhit publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme