Republika e Maqedonisë së Veriut udhëheq në grupin e nëntë vendeve evropiane me çka në burgje ka më shumë të burgosur sesa vende të planifikuara, thotë Këshilli Evropës.
Në 100 vende të planifikuara të burg, janë vendosur së paku 122 të burgosur, vijon Rumania me 120, Franca me 116, Italia me 115, Moldavia me 113, Serbia me 109, Portugalia me 105, Çekia 105, për 100 vende të parapara.
Sipas raportit të Këshillit të Evropës për statistikën vjetore të dënimeve edhe katër vende janë në listën e stërmbushjes së burgjeve me më shumë të burgosur se sa vende janë planifikuar edhe atë, Greqia me 101, Austria me 100,7, Slovenia me 100,5 dhe Danimarka me 100,5.
Sipas raportit në Maqedoni numër më të madh të të burgosurve gjenden në burgun e Idrizovës me gjithsej 1134 të burgosur, ndërsa në burgun hetues të Shutkës janë 108 veta të dënuar dhe 270 persona në paraburgim.
Megjithatë në Maqedoni ka rënë numri i të burgosurve në krahasim me vitin e kaluar për 9,7%, ndërsa zvogëlimi më i madh i numrit të të burgosurve është në Romani me 16%./alsatm
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...