Sot, në shumë qytete të Maqedonisë janë kapluar nga moti i keq, ndërsa më shumë si deri orën 16:00 ka rënë në qytetin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në qytetin e Ohrit ka pasur stuhi me shi të fortë, ku ka rënë shi 28 litra për metër katror.
Pasdite nën ndikimin e masave të ajrit të lagësht dhe të paqëndrueshme ishin pjesët verilindore dhe jugperëndimore të vendit, ku në shumë vende kishte të reshura të mëdha të shiut stuhi dhe erëra të forta. Kështu paqëndrueshmëri të motit kishte në rajonin e Kumanovës dhe Kriva Pallankës, Pellagonisë dhe rajonin e Ohrit, thonë nga EHM.
Deri në fund të ditës moti do të jetë me diell me një kthjelltësi të ulët dhe një erë të dobët verior. Për një kohë të shkurtër në rajonet malore ka mundësi që të shfaqen të reshura të shiut.
Gjatë natës, moti do të jetë i qetë me retë të ulëta dhe një erë të lehtë nga veriu. /Telegrafi/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend