Google ADS

Maqedonia nuk rrezikohet nga kërcënimet terroriste

15:54 | 10 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjendja e sigurisë në Maqedoni është e qetë dhe nuk ka kërcënime terroriste, edhe pse gjithmonë ekziston rrezik nga terrorizmi. Pas arrestimit të shtatë luftëtarëve të huaj të Shtetit Islamik (SHI) me origjinë nga vendi ynë, sipas burimeve të shërbimeve të sigurisë, situata tek ne është nën kontroll.

Pritet që në periudhën e ardhshme të arrestohen edhe luftëtarë tjerë nga Maqedonia të cilët kanë marrë pjesë në luftërat në Siri dhe Irak, ndërsa supozohet se bëhet fjalë për shifra mes 15 dhe 20 persona. Për pesë prej tyre edhe Interpoli ka urdhër-arrest.

Zvogëlimi i numrit të shtetasve të Maqedonisë, të cilët shkojnë në SHI, nga viti 2014 është i vazhdueshëm, kur është miratuar Kodi ligjor për pjesëmarrje në ushtritë e huaja dhe terrorizëm.

Burimet e sigurisë theksojnë se numri i përgjithshëm i personave nga vendi ynë që janë paraqitur në luftimet në Siri si luftëtarë aktivë, të kthyer, të vdekur, gra apo vetëm si tentativa për largim, arrin në 156. Të kthyer janë 83, ndërsa prej tyre janë të lirë 57 persona. Në burg në Turqi janë tre persona, ndërsa në burgjet e Maqedonisë 23 për të cilët ka pasur urdhër-arreste në aksionet “Celula 1”, “Celula 2” dhe nga para dy ditëve shtatë të deportuarit.

Në luftimet për Shtetin Islamik në disa vitet e kaluara kanë humbur jetën 35 shtetas të Maqedonisë, ndërsa ende janë aktivë 15 persona.

Si sukses dhe si aksion i domosdoshëm vlerësohet edhe arrestimi i shtatë terroristëve, të cilët sipas shërbimeve të sigurisë, disa vite kanë qenë me urdhër-arreste dhe janë proceduar në Maqedoni. Gjithë procesi i arrestimit të shtatë terroristëve dhe transferimi i tyre në vendin tonë, ka qenë i realizuar bashkërisht me Koalicioni global antiterrorist.

Luftëtarët të cilët me origjinë janë nga Shkupi, Prilepi, Tetova dhe Gostivari të martën janë dërguar me aeroplan ushtarak dhe janë arrestuar në aeroportin e Shkupit. Burimet policore pohojnë se të arrestuarit madje kanë qenë edhe të lumtur që me pranga në duar janë kthyer në vendin amë, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e atyre që janë arrestuar në Siri dhe Irak janë likuiduar. Të gjithë të arrestuarit do të përgjigjen sipas nenit 322-a, ndërsa njëri prej tyre edhe sipas nenit 394 a nga Kodi penal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme