Maqedonia nuk ka pengesa dhe masa për hyrje

11:36 | 29 Dhjetor 2020
A. B.

Përderisa në rajoni dhe jo vetëm Turqia vlerëson Maqedoninë si të rrezikshme nga coronavirsui, Maqedonia është e hapur për hyrje pa asnjë pengesë madje edhe nga vendet më të rrezikshme.

Gjatë kësaj periudhe janë kthyer edhe mërgimtarët ndërsa mjekët kanë frikë nëse pas festave do të mund të ketë edhe një valë të re të rasteve të reja.

“Tani erdhën mërgimtarët nga Evropa perëndimor dhe kemi frikë se pas dy javëve do të kemi rritje të numrit të të infektuarve”, thotë koordinatori i Covid Qendrës Gëzim Nuredini.

Ai tha se nuk ka informacione të sakta se kur do të jetë gati spitali modular i Tetovës, por duhet se sa shtretër do të ketë.

“Spitali modular do të ketë rreth 35 shtretër për hospitalizim të pacientëve, ndërsa në atë spital modular do të ketë edhe laboratori”, thotë Nuredini./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme