Google ADS

Maqedonia nuk ka numër zyrtar të personave pa shtetësi

18:38 | 30 Tetor 2017
M. A.

Regjistrimi i fundit nga viti 2002 tregon se në Maqedoni jetojnë 53.879 romë ose 2,7 përqind e popullsisë së përgjithshme.

Anketa e UNHCR-së e realizuar në mes viteve 2008 dhe 2011 në 13,770 romë me vendbanim në Maqedoni identifikon 6,514 persona që kanë probleme me dokumentacionin, duke përfshirë 775 persona që asnjëherë nuk janë regjistruar në regjistrin e lindjes.

Shoqata e avokatëve të rinj të Maqedonisë që punojnë në terren që nga viti 2010 deri më tani kanë identifikuar 664 raste pa shtetësi, si dhe lindje të paregjistruar dhe emër personal dhe persona pa shtetësi të rregulluar, prej të cilëve rreth 70 për qind janë romë, thuhet në “Romët përkasin – Pa shtetësi, diskriminim dhe margjinalizim të romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë” përgatitur nga Qendra evropiane për të drejtat e romëve, Instituti për pa shtetësisë dhe përfshirje dhe Rrjeti evropian për pa shtetësi, në bashkëpunim me partnerët kombëtar projektues Shoqata për ndihmë juridike nga Shqipëria, Shoqata Të drejtat tuaja nga BeH, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë, Romët e rinj nga Mali i Zi, dhe Praksis nga Serbia dhe Dhjetë prilli nga Ukraina.

Pashtetësia është anomali ligjore

Sipas Nina Marija nga Rrjeti Evropian i pashtetësisë, në Evropë ka mbi 600,000 njerëz pa shtetësi dhe mbi 10 milionë njerëz në mbarë botën.
“Pashtetësia do të thotë të jetosh pa kombësi, pa shtet dhe paraqet anomali ligjore. Personat pa shtetësi ballafaqohen me vështirësi të mëdha që t’i arrijnë të drejtat e tyre themelore për arsimin, mbrojtjen shëndetësor, punën dhe lirinë e lëvizjes. Romët janë pakicë që është veçanërisht e prekur nga problemi i pashtetësisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe pjesë të tjera të botës. Për shkak mungesës së dokumenteve numri më i madh i popullsisë rome jetojnë pa shtetësi dhe nuk mund të dëshmojnë origjinën dhe lidhjen me vendin në të cilin jetojnë, ndërsa me vetë këtë të dëshmojnë kombësinë e tyre”, tha Marij.

Ai theksoi se pengesa më e madhe për regjistrimin e romëve në rajon janë procedurat komplekse për vërtetimin e shtetësisë dhe nevojitet që shtetet të thjeshtojnë procesin e marrjes së shtetësisë.

Problemi i pashtetësisë midis romëve është një problem rajonal

Sipas Adam Vajs nga Qendra evropiane për të drejtat e romëve, projekti “Romët përkasin” ka për qëllim të tregojë se edhe pse numri më i madh i romëve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor përballen me problemin e pashtetësisë, arsyeja për këtë nuk është te romët, por është rezultat i shkeljeve të të drejtave të romëve në rajon.

“Asnjë person me kombësi rome nuk dëshiron të jetë apatrid. Romët kërkojnë respekt për të drejtat e tyre dhe ky projekt tregon se shtetet duhet të punojnë shumë për përmbushjen e të drejtave të tyre njerëzore. Të njohin lindjen e tyre, të sigurojnë dokumentet të identifikimit dhe të sigurojnë që asnjë person i kombësisë rome nuk ballafaqohet me problemin e pashtetësisë”, tha Vajs.
Theksoi se rekomandim më i rëndësishëm i këtij projekti është se në çdo shtet të rajonit, autoritetetet në të ardhmen duhet të sigurojnë që të gjithë fëmijët e porsalindur rom do të regjistrohen pavarësisht nga dokumentet që kanë ose nuk i kanë prindërit e tyre.

“Çdo fëmijë i sapolindur ka të drejtë të regjistrohet kur të lindë dhe të futet në librin amë të të lindurve. Një nga arsyet për pashtetësi mes romëve në rajon është se autoritetet nuk e respektojnë atë të drejtë njerëzore”, deklaroi Vajs.

Sipas Jan Bruts nga Rrjeti evropian i pashtetësisë, raporti tregon se romët në rajon janë posaçërisht të prekur, sepse ky është problem ndërgjeneratash që bartet nga prindërit tek fëmijët dhe nëse prindërit nuk kanë dokumente edhe fëmijët nuk do të mund të regjistrohen.

“Jo vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe Bashkimi Evropian ka probleme të ngjashme me pashtetësinë mes komunitetit rom. Nuk është asgjë unikate, por kërkon vullnet politik dhe praktikë të mirë të gjenden dhe zbatohen vendime”, deklaroi Bruts.

Maqedonia nuk ka numër zyrtar të personave pa shtetësi

Sipas Aleksandara Eferemova nga Shoqata e juristëve të rinj nuk ka numër konkret sepse në Maqedoni nuk është bërë as regjistrim për numrin zyrtar të popullatës, megjithatë disa qindra qytetarë të Republikës së Maqedonisë përballen me këtë problem.

“Shkaqet janë të ndryshme, disa prej tyre janë për shkak të lindjeve dhe emrave personal të paregjistruar, ndërsa disa prej tyre kanë prejardhje nga disa nga vendet e ish-Jugosllavisë. Ne punojmë konkretisht shtatë vite në këtë problematikë dhe prej vitit 2011 në rrjedhë është procedura për regjistrim plotësues të lindjes dhe emrave personal, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Drejtorinë për udhëheqje të librave amë, ndërkaq në të cilën janë përfshirë edhe organizatat joqeveritare. Në kuadër të atij aksioni jemi përfshirë edhe ne. Me punë në terren identifikuam disa qindra raste të cilat kanë problem me mosregjistrim të lindjes dhe emrit personal”, tha Efremova.

Theksoi se pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara janë pjesëtarë të popullatës rome, por ka edhe shqiptarë, serbë dhe boshnjakë. Theksoi se shteti po ndërmerr masa për zgjidhjen e problemit, me çka parashihen ndryshime ligjore dhe lehtësime në raport me procedurën për regjistrim plotësues të këtyre personave.

Çka do të thotë mospasja e shtetësisë dhe të jetohet pa identitet personal
Shtetësia ofron qasje drejt të drejtave dhe obligimeve që janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje, përderisa të mos kihet shtetësi do të thotë se nuk ka qasje drejt asnjë të drejte, si sigurimi shëndetësor, mbrojtja sociale, arsimi, punësimi dhe të jetohet jashtë shoqërisë.

Sipas Senada Sali, juriste nga Qendra evropiane për të drejta të romëve, mospasja e shtetësisë është gjendje e mosekzistimit sistematik, sepse në Maqedoni secila e drejtë fillon me “secili qytetar i Republikës së Maqedonisë”.

“Ajo që një person nuk është qytetar i Republikës së Maqedonisë trajtohet si i huaj, ndërkaq nëse është pa kurrfarë shtetësie, ai është më pak edhe se i huaji dhe fantom në shtet. Ekziston si fizikus, megjithatë në sistemin juridik të shtetit është tërësisht i padukshëm. Nuk mund t’i qaset arsimit, nuk mund të regjistrohet në shkollë, nuk mund të ketë mbrojtje shëndetësore pa pagesë”, deklaroi Sali.

Theksoi se në praktikë një person që nuk ka dokument kur do të vijë në kontakt me shtetin më së shpeshti mund të përfundojë në stacion policor, për shkak se shteti ka të drejtë ta identifikojë dhe nëse nuk ka dokument për identifikim personal ta arrestojë.

Sipas Aleksandra Efremova nga Shoqata e juristëve të rinj, kur bëhet fjalë për persona të cilët nuk janë të regjistruar në librin amë të të lindurve, ata janë persona të padukshëm juridik dhe jetojnë këtu, por shteti nuk i njeh për shkak se nuk kanë identitet.

“Personat e tjerë të cilët ballafaqohen me këtë problem për shkak të shkatërrimit të Ish-Jugosllavisë dhe pamundësisë që të regjistrohen për shtetësi as në Maqedoni, e as në vendin nga i cili kanë prejardhje. Këta persona trajtohen si të huaj në shtetin e tyre. Në pajtueshmëri të ligjit ata duhet ta rregullojnë qëndrimin e tyre si edhe të huajt e zakonshëm dhe pas qëndrimit ligjor gjashtëvjeçar kanë kusht që të aplikojnë për shtetësi në Maqedoni”, deklaroi Efremova.

Theksoi se deri tani ndonjë zgjidhje esenciale sistematike të këtij problemi për fat të keq nuk është gjetur në Republikën e Maqedonisë

Procedura për marrje të shtetësisë

Në përgjithësi dokumentet që u dedikohen romëve të sjellë nga Institucionet evropiane siç është Këshilli i Evropës dhe BE-ja më së shpeshti problemin e adresojnë deri te qasje deri te dokumente për identifikim personal, por problemi i pashtetësisë është shumë më i gjerë nga problemi deri te qasja deri në dokumentet për identifikim personal, thekson Senad Sali nga Qendra evropiane për të drejtat e romëve.

“Nuk punohet vetëm deri në regjistrim konkret të personit të përcaktuar, por problemi është si legal, ashtu edhe faktik. Në nivel evropian ekzistojnë mënyra dhe përpjekje se si të zgjidhet problemi, një nga mënyrat më të rëndësishme është që çdo shtet të ketë procedurë për determinim të personave pa shtetësi. Në këtë procedurë vetë personi duhet të marrë ndihmë nga autoritetet dhe atë përmes shërbimit zyrtar t’i marrin të gjithë dokumentet të cilat ai person mund t’i ketë ose i ka në shtet me qëllim që të konfirmohet dhe të ndihmohet që të regjistrohet. Maqedonia nuk ka një procedurë të tillë zyrtare”, tha Sali.

Theksoi se bashkësia rome është posaçërisht e prekur për shkak se nuk ka mjete financiare për qasje deri te dokumentet e domosdoshme në procedurën për marrje të shtetësisë dhe nuk ka procedurë konkrete se çka të bëhet.

“Problem i madh për romët është barra financiare, e të mos flas për mosinformimin dhe nevojën që të punohet me bashkësinë se cilat dokumente janë saktësisht. Këta persona nuk kanë njohuri të përgjithshme që të lexojnë dhe shkruajnë, ndërsa prej tyre kërkohet të dorëzojnë ndonjë dokument për konfirmim të shtetësisë së tyre”, tha Sali.

Theksoi se edhe vetë organet shtetërore që duhet të punojnë në këtë problematikë në ndonjë mënyrë nuk e dinë se çka saktësisht dhe si duhet të veprohet me këta persona.

“Nevojitet saktësim i mënyrës së veprimit me këta persona. Krahas asaj që në nivel evropian ekzistojnë direktiva dhe rregullativa që tregojnë se në çfarë mënyre duhet të veprohet, ajo që në praktikë ndodh është që administrata dhe ministritë nuk i dinë saktë të gjithë këto rregulla. Problemi është që personat duhet të dorëzojnë aq shumë dokumente që ata nuk janë në gjendje, ndërsa nuk kanë kurrfarë ndihme nga institucioni se si t’i marrin përmes shërbimit zyrtar”, deklaroi Sali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme