Një delegacion i aleancës më të madhe ushtarake në botë NATO ka zhvilluar vizitë në Maqedoni, për të shënuar kështu nisjen e bisedimeve të para-anëtarësimit.
Përfaqësuesi i Aleancës Veri-Atlantike, Xhemjs Mekej, tha se anëtarësimi i plotë do të ndodh brenda 18 muajsh, ndërsa gjatë kësaj periudhe përveç bisedimeve duhet të përfundojë edhe ratifikimi i protokollit aderues nga 29 vendet anëtare të Aleancës, njofton alsatm.
Koordinatori nacional për rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO në Qeverinë e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, pret që deri në fund të vitit të përfundojnë bisedimet para-aderuese.
Në Samitin e NATO-s në Bruksel, vendet anëtare njëzëri vendosën që Maqedonisë t’i jepet ftesa për anëtarësim në NATO.
Kështu Maqedonisë iu hap rruga që të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës Veriatlantike. Megjithatë anëtarësimi i tërësishëm në NATO do të ndodh vetëm me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...