Komunat e Maqedonisë nga dita e sotme do të jenë pa kryetarë dhe këshilla komunal, për shkak të skadimit të mandatit të tyre pikërisht sot. Për të zgjidhur këtë situatë që mund të çoj në paralizim të pushtetit lokal, në Parlament është thirrur një takim koordinues mes partive politike parlamentare.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka thirrur në takim përfaqësuesit e partive politike. Një takim i tillë u mbajt të shtunën kur tek Xhaferi ishin Nikolla Todorov i VMRO-DPMNE, Oliver Spasovski i LSDM, Zekirija Ibrahimi nga BESA, Sadulla Duraku nga BDI dhe Luan Tresi nga PDSH. Asnjëri prej tyre nuk bëri të ditur se për çfarë është biseduar.
Por sot, ndryshe nga dita e shtunë, deputetët e VMRO DPMNE-së kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në koordinim me kryetarin e Kuvendit me pretekstin se Talat Xhaferi nuk është kryetar legjitim dhe se procedura e zgjedhjes së tij është antikushtetuese
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...