Dita e nesërme pritet të jetë me e ftohta e këtij viti në Maqedoni. Mëngjesi do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjithkund temperatura do të ulet nën -10, ndërsa në disa vende edhe nën -15, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Gjatë natës duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje të dëborës, të cilat deri të premten paradite në disa vende do të lakojnë në shi, ndërsa lokalisht do të ketë edhe paraqitje shiut të ngrirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të premten pasdite reshjet gjithkund do të jenë me shi. Gjatë fundjavës ende do të ketë shi lokal të dobët, por do të ketë ngrohje të dukshme të motit që do të kushtëzojë me shkrirje të menjëhershme të shtresë së dëborës./Telegrafi/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë