Maqedonia në fazën “e portokalltë”, temperaturat deri 42 gradë Celsius

18:11 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Maqedonia është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku disa pjesë të vendit prej sot janë në fazën “portokalli” me temperatura deri në 42 gradë Celsius.

Temperaturat e larta paraqesin rrezik për shëndetin ndaj dhe apelohet që njerëzit t’i shmangen sa më shumë ekspozimit në diell.

Mjekët rekomandojnë shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17, veshje të rrobave të lehta, konsumim sa më shumë të lëngjeve dhe ushqime të lehta.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përkujtojnë punëdhënësit për obligimin e tyre për respektim të rekomandimeve për mbrojtje të punëtorëve.

Pas mbajtjes së mbledhjes së Komisionit për valën e të nxehtit rekomandohet që në tre ditët e ardhshme, nga e premtja deri të dielën, nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60-vjeçar.

Gjithashtu, punëdhënësve u rekomandohet të bëjnë organizimin e orarit të punës dhe të shmangin terrenin nga ora 11-17.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme