Sipas analizave, krahasuar me 32 vende në Evropë, Maqedonia është ndër 5 vendet e fundit në sigurinë e komunikacionit.
Sipas ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Goran Sugareski, kjo ishte alarm për autoritetet që të merren seriozisht me këtë çështje dhe premtuan se në periudhën e ardhshme do të gjenden zgjidhje konkrete për të përmirësuar kushtet e rrugëve dhe për të rritur sigurinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sugareski tha se në vendet e BE-së ka mesatarisht 5.2 viktima në trafik në 100.000 banorë, ndërsa në Maqedoni ka 7.1 viktima në trafik në 100.000 banorëve. Për shkak të këtyre shifrave alarmante, ministri tha se kishte nevojë për të krijuar një institucion udhëheqës, domethën organ ekzekutiv, i cili do të ketë përgjegjësi dhe detyrë për përmirësimin e sigurisë dhe ulljen e numrit të viktimave rrugore në Republikën e Maqedonisë.
Ai vuri në dukje se një grup pune tashmë është ngritur dhe do të paraqesë një propozim konkret për krijimin e një agjencie për menaxhimin e sigurisë në trafik deri në fund të vitit 2018.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...