Përfaqësues të partisë që do të udhëheq me ekzekutivin në Maqedoni, LSDM-së, shprehen optimist sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian dhe thonë se kanë marrë sinjale nga vetë BE-ja për këtë proces.
“Isha i pranishëm në takimin në Parlamentin Evropian vetëm rreth dy javë më parë, në Bruksel, ku komisioneri Hahn ishte i pranishëm gjithashtu, me disa nga anëtarët e Komitetit të përbashkët në PE për Maqedoninë. Ishte një mbështetje unanime për hapjen e menjëhershme të dialogut të pranimit me Maqedoninë menjëherë pas krijimit të qeverisë së re, veçanërisht lidhur me kapitujt 23 dhe 24,” ka treguar nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mancevski, në një intervistë për EËB.
Ai shton se nuk duhet të neglizhohet dhe të merret në konsideratë problemi që Greqia ka me emrin e tyre kushtetues, transmeton arbresh.info.
“Ne gjithashtu shpresojmë se do të jemi në gjendje të komunikojmë drejtpërdrejtë me qeverinë në Athinë që të përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet dhe të rritim besimin mes dy qeverive, sepse qytetarët e vendeve tona dhe të kombeve nuk kanë problem real, por problem politik.”
Mancevski shpreson se qeveria në Athinë do të ketë një mirëkuptim lidhur me momentin dhe zhvillimet që mund të ndodhin në Maqedoni dhe në rajon./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...