Maqedonia me muaj të tërë pa ambasadorë në Bruksel

16:47 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Brukseli mbetet i shqetësuar për shkak të zgjatjes së lojërave politike në Maqedoni, në kuadër të së cilave po zgjaten edhe pritjet për t’u emëruar ambasadorë i ri në Bruksel.

Për shkak të kufizimeve ligjore për emërime para zgjedhjeve lokale, është e qartë që Maqedonia nuk do të ketë ambasadorë në BE deri në fund të tetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa shërbimet diplomatike evropiane thonë se ky afat do të jetë më i gjatë për shkak të mundësisë që opozita mund ta zgjasë emërimin e kandidatit të ri përmes Komisionit për Politikë të Jashtme, ku OBRM-PDUKM-ja për momentin ka më shumë deputetë se LSDM-ja.

Në BE përgjithësisht ekziston skepticizëm edhe për atë se sa është kaluar kriza politike në vend. Sipas burimeve diplomatike, Brukseli e kupton se ajo çfarë ndodhë në Parlament është demokratike, por e pakuptueshme është që akoma nuk mund të vlerësohet kur një çështje është e interesit kombëtar dhe të largohen lojërat politike.

Sipas informacionev jozyrtare, shefi i shtetit është deklaruar se do ta mbështesë çdo emërim të ambasadorit nëse bëhet fjalë për diplomatë profesional.

Kush do ta trashëgojë Andrej Lepacovin në këtë funksion akoma është e paqartë. Një nga emrat që përmendej është Dejan Gjorshoski ish-përfaqësues special i Maqedonisë në Bruksel në kohën e OBRM-PDUKM-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme