Që nga 9 nëntori, Maqedonia e Veriut dhe zyrtarisht anëtare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Kjo sjell mundësi për projekte rajonale dhe për të tërhequr investime të huaja.
Në një konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se anëtarësimi krijon kushte dhe mundësi të reja për tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e potencialit shtesë për bizneset vendase, veçanërisht ato që janë të orientuara nga eksporti.
Vëllimi i tregtisë brenda Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi është afërsisht 170 miliardë dollarë në vit.
“Është e rëndësishme të theksohet se kjo organizatë është burimi i dytë më i madh i naftës dhe gazit natyror, duke e bërë atë një nga furnizuesit kryesorë të energjisë në Evropën Perëndimore. Ekziston një gamë e gjerë bashkëpunimi midis vendeve anëtare të BSEC dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani, duke shtuar se që nga fillimi vendi do të përpiqet të përfshihet në mënyrë aktive në fusha sektoriale të bashkëpunimit, duke filluar nga tregtia dhe zhvillimi ekonomik, bankat dhe financat, komunikimi, energjia, transporti, bujqësia dhe agroindustria, kujdesi shëndetësor dhe farmaceutik, mbrojtja e mjedisit, turizmi, shkenca, teknologjia.
Katër nga pesë vendet tona fqinje, shtoi Osmani, janë tashmë anëtarë të kësaj organizate./Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...