Nga partia maqedonase Maqedonia e Vetme me në krye Jnako Baçev sot nëpërmes një deklarate kanë kërkuar që kryetari i shtetit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, t’ia merr mandatin e formimit të qeveris kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria marionete në Shkup me blerje nga dy milionë për deputetë dhe kërcënimeve me burg të deputetëve ose anëtarët e familjeve të tyre e miratuan vendimin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese.
Lufta për pengimin e ndryshimi të emrit të shenjtë maqedonas, identitetit, historisë dhe traditës të popullit maqedonas është obligim për secilin maqedonas, rreziku është i madh, qëndrueshmëri ose fshihet gjithçka çka është maqedonase.
“Maqedonia e Vetme” i bënë thirrje kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov që të merr rola më aktiv në gjithë këtë luftë të popullit maqedonas.
Të ju kujtojmë se, Ivanov ia dha mandatin për formim të qeverisë Zaevit, pasi që ai dha garanci dhe u obligua në mbrojtjen e rendit kushtetues, mbrojtjen e interesave shtetërore, marrjen e vendimeve sipas principeve demokratike dhe qeverisjes të së drejtës.
Do të thotë që Ivanov ia ka dhënë mandatin Zaevit me kushtin të cilin është thyer.
“Maqedonia e Vetme i bënë thirrje Ivanovit që ta heq aktin përcaktues të Zaran Zaevit për mandatar të qeverisë”, thuhet në deklaratën e partisë Maqedonia e Vetme./Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...